Gazetarja Esiona Konomi ka treguar një rast flagrant se si zyrtarët e lartë të Qeverisë, i përdorin pozicionet e punës së kabinetit të tyre për “qoka”, që paguhen me lekët e taskapaguesve shqiptarë dhe nuk kryejnë funksione reale.
Më konkretisht bëhet fjalë për stafin e ish kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, i cili është shkarkuar me “urgjencë” nga kryeparlamentari i ri, Niko Peleshi.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Konomi shkruan se ish-banorja e “Big Brother Vip”, moderatorja Zhaklina Gjolla, e cila ka mbajtur postin e zëdhënëses së kabintetit të Spiropalit, nuk ka patur kurrë komunikim me gazetarët, por paguhej vetëm për të bërë “reels-sa” të bukur për rrjetet sociale të ish-kryeparlamentares.
Në listë figuron edhe ish-reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ish eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili sipas gazetares, paguhej 1600 euro në muaj nga taksapaguesit shqiptarë dhe ngre pikëpyetje se çfarë pune mund të bënte ai për Spiropalin.
Pjesë e stafit të Elisa Spiropalit ka qenë edhe djali i kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, Edon Beci, i cili paguhej si këshilltar 1800 euro, ndërsa me të njëjtën pagë rezulton se paguhej si ekpspert edhe ish-deputeti i PS-së në Vlorë, Sadi Vorpsi. Sipas gazetares, nuk dihet se çfarë këshillash apo ekspetizash i kanë dhnë ata Spiropalit.