Strazimiri: Po rrënohet balanca e pushteteve në Parlament! Keni shkelur 9 nene të Rregullores!

Deputeti i PD, Gent Strazimiri, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare tha se, mazhoranca po shkel në mënyrë të hapur rregullat themelore të Kuvendit, duke injoruar Kushtetutën dhe Rregulloren që garantojnë funksionimin demokratik të institucionit.

Strazimiri theksoi se këto rregulla nuk janë vendosur për mazhorancën, por për të garantuar të drejtat e opozitës dhe për të ruajtur balancën e pushteteve.

“Është një përgjegjësi e madhe që merrni sot, duke ecur në rrugën e shkeljes së hapur të ligjit dhe të rregullores. Mos mendoni se kjo është thjesht një çudi e radhës që do kalojë brenda pak ditësh. Opinioni publik do të informohet për çdo gjë që po ndodh sot këtu”, – u shpreh Strazimiri, duke i bërë thirrje mazhorancës të tërhiqet nga ky veprim.

Gent Strazimiri:

“Zoti kryetar, pak a shumë do ju përsëris edhe ato që ju thashë në Mbledhjen e Këshillit të Rregullores.

Opinioni publik duhet ta dijë, sapo mblidhet kjo sallë e parlamentit çdo deputet ka dy materiale në tryezë, njëra është libri i shenjtë i pushtetit që është Kushtetuta dhe e dyta jo më pak e rëndësishme, libri i shenjtë i Kuvendit dhe ju zgjidhni për të ruajtur shenjtërinë e këtij Kuvendi, për atë punë betoheni në emër të Kushtetutës dhe fjala që na mbajtët disa ditë më parë e kishit për të respektuar pikërisht këtë.

Janë këto rregulla që vendosen jo për mazhorancën, dhe rregullat që ka ajo, por për opozitën dhe balancimin e pushteteve.

Na keni sjellë sot një projektvendim, të fokusuar te neni 117 i Rregullores, i cili në vetvete të detyron të ndjekësh rrugën e nismës legjislative të projektligjeve dhe nuk bëhet fjalë për një nen të shkelur, por referenca që të bën tek kreu nismës ligjore dhe janë minimalisht 9 nene që përmbajnë 45 dispozita se çfarë duhet të bëjmë ne sot këtu.

Nuk po shkelni një nen, por shumë. Nëse mendoni se e kaloni pa lagur, që këtu nuk duhet të ketë debat, si për çdo nismë tjetër ligjore, mos mendoni se kjo është një çudi e radhës që do kalojë pas 3 ditësh.

Është një përgjegjësi e madhe që merrni sot duke shkelur 9 nene të Rregullores, 45 dispozita brenda tyre.

Mos e bëni këtë, mos mendoni se opinioni publik nuk do informohet për këtë që po bëni sot dhe për këtë të detyron Rregullorja”, tha Strazimiri.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …