CV-ja që i siguroi vazhdimësinë Belinda Ballukut si ministre dhe zv/kryeministre!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një “CV” të Belinda Ballukut jo për karrierën e saj, por për aferat korruptive për të cilat është përfolur.

Berisha i rendit Ballukut që nga rritja e kostos me tunelin e Llogarasë, milionat e eurove të zhdukura me “Tigrat” që supozohet të prodhonin energji elektrike, manipulimin me çmimin e energjisë, kostot me rrugën e Arbrit, Qukës-Qafë Plloçë apo Korçë-Ersekë, si dhe për inceneratorin e Tiranës ku nuk kreu asnjë supervizim.

Postimi i Berishës

CV-ja që i siguroi vazhdimësinë Belinda Ballukut si ministre dhe zv/kryeministre:

Tuneli i Llogarasë: refuzoi ofertën 130 mln € dhe u miratoi ofertën 200 mln €

Gjeneratorët “Tigri 1 & Tigri 2” në Vlorë: miliona euro të zhdukura

Manipulim me çmimin e energjisë duke anashkaluar bursën shqiptare

Rruga e Arbrit: kostoja u 4-fishua

Rruga Qukës-Qafë Plloçë: 16 vite ndërtim, çmimi u 5-fishua

Rruga Korçë-Ersekë: 5 mln € për kilometër

Inceneratori i Tiranës: asnjë raport, asnjë supervizim nga ministria e saj që duhej të realizonte mbikëqyrjen

Të gjitha këto në bashkëpunim me Edi Ramën.

Image

 

About Redaksia

Check Also

Pacolli paralajmëron Ramën

Behgjet PACOLLI Ne jami kthyer në një gjendje që i ngjan një DIGE që duron …