Trump do të shpallë organizatë terroriste grupin “ANTIFA”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta shpallin grupin antifashist “ANTIFA” një organizatë terroriste. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti Donald Trump në një postim në Twitter.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzon këtë grupim si shkaktar për trazirat e dhunshme në qytetet kryesore amerikane pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd. Protestat për vdekjen e tij, që ndërroi jetë gjatë arrestimit nga policia, u shndërruan në dhunë dhe shkatërrim.

Trump i ka konsideruar anarkistët e udhëhequr nga ANTIFA dhe anarkistët e majtë radikalë si përgjegjës për aktet e dhunshme.

Ndërsa Guvernatori demokrat i Minnesota tha të shtunën se prapa dhunës qëndrojnë kartelet e drogës, ndikime të jashtme dhe supremacistët e bardhë.

ANTIFA është shkurtimi i emërtesës lëvizja antifashiste. Ky grupim është një lëvizje në SHBA që kundërshton neo-nazistët, fashistët, racizmin dhe supremacistët e bardhë. 

Soros është akuzuar se financon Antifa-n, organizatën e ekstremit të majtë në SHBA që shkaktoi një sërë protestash të dhunshme në mbarë vendin.

About Krye Redaktor

Check Also

Albin Kurti bashkon të gjitha partitë shqiptare për zgjedhjet në Serbi

Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë arritur marrëveshje për të …