Që nga viti 2016, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur (OSF) të George Soros-it, që tani drejtohen bashkë me të birin Aleksandrin, kanë derdhur mbi 80 milionë dollarë për grupe të lidhura me terrorizëm ose dhunë ekstremiste.
Dëshmitë janë të qarta: Shoqëria e Hapur ka dërguar miliona dollarë në organizata me bazë në SHBA që merren me “veprime të drejtpërdrejta”, të cilat FBI i përkufizon si terrorizëm i brendshëm.
Këto grupe përfshijnë Qendrën për Organizimin e Botës së Tretë dhe partnerin e saj militant Shoqëria Ruckus, e cila ka trajnuar aktivistë në shkatërrim prone dhe sabotazh gjatë trazirave të vitit 2020, si dhe Lëvizjen Sunrise, e cila mbështeti fushatën Stop Cop City të lidhur me Antifa-n, ku aktivistët përballen aktualisht me mbi 40 akuza për terrorizëm të brendshëm dhe 60 padi për korrupsion.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta shpallin grupin antifashist “ANTIFA” një organizatë terroriste. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti Donald Trump në një postim në Twitter.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzon këtë grupim si shkaktar për trazirat e dhunshme në qytetet kryesore amerikane pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd. Protestat për vdekjen e tij, që ndërroi jetë gjatë arrestimit nga policia, u shndërruan në dhunë dhe shkatërrim.
Gazeta RD