Zhupa: Mos lejmi i gazetarëve në sallën e seancave plenare, masë represive dhe e papranueshme!

Deputetja e PD, Ina Zhupa e cilëson mos lejmin e gazetarët  në sallën e seancave plenare masë represive dhe e papranueshme! Ajo thotë se ky është një përpjekje për censurë dhe kontroll total të informacionit nga mazhoranca.

Reagimi i Zhupës

Pas porosisë së Ramës “kujdes nga gazetarët” vjen plani për mos lejuar gazetarët në sallën dhe në oborrin ku zhvillohen seancat plenare.

Një kufizim i lirisë së medias, një monopolizim me rregji i ngjarjeve brenda kuvendit nën kontrollin e mazhorancës është i dëmshëm për demokracinë.

Ky plan që po gatuhet në zyrat e kuvendit minon edhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar mbi aktivitetin e deputetëve që ata kanë votuar.

Gazetarët kanë gjithë të drejtën të pyesin deputetët dhe të rregjistrojnë në mënyrë të pavarur aktivitetin e seancës publike parlamentare. Në republikën e censurës të Ramës, çdo hapësirë lirie për gazetarët dhe për deputetët duhet shuar!

Cdo mase e tillë këtyre të drejtave është represive dhe e prapanueshme. Dhe ne do bëjmë gjithcka për mos e lejuar, kur liria e medias është në prioritetet e Bashkimit Europian dhe pjesë e clusterit të parë.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e kryebashkiakut të PS: M’i sill të dy preventivët ta kaloj projektin! Një kafe kur të mbarosh…

Kryetari socialist i Bashkisë së Kolonjës, komediani Erion Isai është marrë zyrtarisht i pandehur nga …