CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Bashkia e Tiranës si plaçkë tregu në duart e një sekti banditësh!

Nga Petrit VASILI

Bashkia e Tiranës është shndërruar në një plaçkë tregu, që shqyhet nga pronari rilindas i radhës pjese e sektit të banditëve rilindas që e zhvatin prej më shumë se 20 vjetësh.

Shkarkimi i Veliajt ka nxjerrë në shesh gjithçka në mënyrën me tragjikomike.

Këshilltarë tutkunë e të tredhur që me urdhër verbal të Ramës shkojnë në rresht si idiotër të firmosin shkarkimin për të cilin kanë heshtur muaj e muaj me radhë e ku kanë votuar shpërbërjen e qytetit dhe shkatërrimin e tij.

Janë po të njëjtët që kanë votuar e firmosur më parë çdo lloj vendimi korruptiv kundër qytetit të Tiranës nga 5D, tek inceneratorët, asfalti elektoral e plot e plot ndyrësira të tjera.

Rama sigurisht jep vetëm urdhra me gojë, se dihet tashmë që firmat dhe përgjegjësinë do ta marrin të tjerët, që do mbeten si guakër kur të shohin se si jua ka hedhur Rama atyre.

Është po e njëjta gjë si me ata ministra, kryetarë bashkie e drejtorë të shumtë, që sot ndiqen penalisht sepse kanë përmbushur qejfet, nepsin dhe epshet politike të Ramës me moton: “E kërkon KM-ja.”

Por Tirana vetë është katandisur në duart me të këqija që e përdorin për të shkarkuar valvulat politike dhe korruptive.

Bashkia nuk është më një entitet i madh publik, por një pronë, që e shqyen rilindasi i radhës në krye të saj dhe kryeministri atje tej.

Çdo ligj e rregull ka vajtur me plehrat dhe ajo qeveriset si pre e një sekti banditesh politikë.

Asgjë nuk funksionon në Tiranë.

I vetmi që “funksionon” është betonizimi kriminal dhe goditja klienteliste e biznesit.

Neveritshëm sheh sot tenda të shkatërruara lokalesh që bashkëjetojnë me lokale me tenda të paprishura, sepse lokalet miq të Ramës nuk prishen ndërsa ata të identifikuar si miq të Veliajt shkatërrohen.

Punë horrash të neveritshëm.

Por ajo që mbetet është se kryeqyteti sot plaçkitet mizorisht çdo ditë dhe shërbimet e tij janë më mizerabël se kurrë.

About Redaksia

Check Also

“Rama në samitin e kokainës”!

Nga Basir ÇOLLAKU Edi Rama në Samitin e Kokainës në vitin 2019?! Zaret janë hedhur Luftë …