Mbledhja në mesnatë/ Vakanca në Kushtetuese, nga Vokshi te Llagami e KLGJ e Bungo e KPK…

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka mbyllur procesin e vlerësimit të kandidaturave për nje vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, në përfundim të një mbledhjeje maratonë të zhvilluar të mërkurën (17 shtator 2025).

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi, kryeson me pikë listën prej 6 kandidatësh që garojnë për të zënë vendin e gjyqtares kushtetuese, njëkohësisht edhe kryetare, Holta Zacaj.

Asim Vokshi është vlerësuar me 89.5 pikë. Pas tij është rendituar kandidatja Naureda Llagami, ish-kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ajo është vlerësuar nga KED-i me 89.3 pikë.

Treshja e parë plotësohet me ish-Komisioneri Publik të Vetingut, i cili është vlerësuar me 77.83 pikë

Lista e kandidatëve vijon më tej me ish-komisioneren e Vetingut, Alma Faskaj, e cila ka marrë 77.77 pikë. Më pas renditet ish-shefja e saj në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Genta Bungo Tafa, me 75.44 pikë.

Lista e kandidatëve mbyllet me emrin e Alban Toro, ish-anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili ka marrë 74.22 pikë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, gjatë procedurës së verifikimit për kandidimin për një post në Kushtetuese.

Tashmë, lista e kandidatëve do t’i përcillet Gjykatës së Lartë, e cila duhet të zgjedhë njërin prej gjashtë kandidatëve si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria, një hap larg Botërorit-2026

Shqipëria ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar kualifikimin …