Tjetër kullë përballë Ambasadës amerikane/ Trualli publik do ti jepet oligarkëve

Vox news shkruan se projekti i radhës i Korporatës së Investimeve Shqiptare prek edhe fëmijët jetimë, ku në truallin e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” do të ndërtohet një kullë e stërmadhe. Mjeshtrat e betonit duket se nuk kursejnë askënd, as jetimët, të cilët kanë një jetë të tërë që jetojnë atje. Për të mos thënë personeli, ku dihet se Shtëpia ka qenë gjithmonë në Rrugën e Elbasanit.

Këta mjeshtra duket se kanë një plan, për të asgjësuar çdo ndërtese të ulët shtetërore në afërsi të qendrës së Tiranës për t’a shndërruar në kulla të stërmëdha, nga ato që ndërtohen gjithmonë nga oligarkët, ku blejnë apartamente apo dyqane persona me të kaluar të dyshimtë.

Trualli ku janë jetimët është shumë i kërkuar nga oligarkët, të cilët prej kohësh e kanë kthyer në një masiv të madh betoni zonën pranë stadiumit kombëtar, tashmë të emërtuar “Air Albania”.

Mjeshtrat e betonit nuk kursejnë as jetimët, shtëpinë e

Faksimile: Njoftimi i Korporatës për hapjen e garës për truallin e Zyber Hallullit

Korporata shkruan se projekti do të realizohet nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes, ku partneri privat do të financojë ndërtimin e dy objekteve publike, Korpusit të Inspektoriateve dhe Shtëpisë së re të fëmijëve “Zyber Hallulli”, ndërsa në këmbim do të ketë të drejtën të zhvillojë një pronë tjetër për përdorim multifunksional, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave.

Pronat e përfshira në projekt janë ajo me sipërfaqe prej 7,107 m² truall. Brenda kësaj pasurie ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 1,411 m², në të cilën ndodhet godina e Shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli”. “Kjo pronë është në pronësi të shtetit, dhe ndodhet në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Shërbimit Social Shtetëror. Kjo pronë i ka kaluar Korporatës me Vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 31 korrik 2025”, thuhet në dokument.

Në projekt është përfshirë edhe prona me sipërfaqe prej 2,902.6 m2 truall, e cila është një njësi ndërtimore dhe truall në përdorim aktual të Inspektoratit Qendror.

About Krye Redaktor

Check Also

Investimet e zgjuara në SIGAL MAX mposhtin pasiguritë e të ardhmes

Imagjinoni një 45-vjeçar në vitin 2025. Ai zotëron një automjet me vlerë 500,000 lekë. Si …