E pa duke pirë cigare/ Shkarkohet zv.ministri

Ministrja e re e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu i ka propozuar Qeverisë shkarkimin nga detyra të zëvendësministrit Andi Mahila. Sipas burimeve të Top Channel, Mahila është fotografuar duke konsumuar cigare në një ambient të mbyllur, në kundërshtim me ligjin, dhe kjo është arsyeja pse Koçiu ka kërkuar shkarkimin e tij.

Ky është një ndër vendimet e para të Albana Koçiut në detyrën e ministres së Brendshme, teksa raportohet se ajo ka njoftuar edhe qytetarin që ka denoncuar rastin.

Andi Mahila mbante detyrën si zëvëndësministër i Punëve të Brendshme që nga janari 2021.

About Krye Redaktor

Check Also

Përgjimet e Çuçkës së PS me fituesen e tenderave abuzivë: Sa më shpejt plz, je yll…

Kryetari socialist i Bashkisë së Kolonjës, komediani Erion Isai është marrë zyrtarisht i pandehur nga …