Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

Aktori i shquar Enver Petrovci ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Petrovci ishte i njohur për rolet e tij të paharrueshme në teatër, film dhe televizion, duke shfaqur një talent të rrallë për interpretim dhe një prezencë të fuqishme artistike.

Gjatë karrierës së tij, ai u shqua si në dramën klasike, ashtu edhe në rolet moderne, duke fituar respektin dhe admirimin e kolegëve, kritikëve dhe publikut.

Emri i tij mbetet një simbol i përkushtimit ndaj artit dhe pasionit për teatrin dhe kinemanë.

Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Fillimisht studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria 6 milionë euro borxhe Eurovisionit/ Reagimi: Rrezikohet pjesmarrja

Shqipëria i ka 6 milionë euro borxhe Eurovisionit sipas këtij institucioni. Nëse nuk paguhen, Shqipëria …