Skema e manipulimeve/ Kalaja dërgon në SPAK të tjera prova kundër gjyqtares me 3 mbiemra

Kryetarja e Komisionit të Apelimit pranë PD, avokatja Adrijana Kalaja, në një deklaratë për mediat, bëri të ditur se ka dërguar në SPAK të tjera prova kundër gjyqtares, Irena Gjoka, që ka kaluar vettingun në mënyrë të jashtëligjshme dhe antikushtetuese.

Kalaja tha se, janë identifikuar falsifikime të dokumenteve që kanë shërbyer për të justifikuar të ardhurat e gjyqtares, përfshirë një kontratë qeraje të vitit 1996.  Ajo theksoi se kontrata është përpiluar në kompjuter, një gjë e pamundur për atë periudhë, dhe se në këtë dokument janë përfshirë edhe bashkëshorti aktual i gjyqtares dhe vëllezërit e saj, duke manipuluar informacionin për të kaluar procesin e rivlerësimit kalimtar dhe vettingun.

“Siç e kemi deklaruar edhe më parë, ne jemi vënë në dijeni të disa falsifikimeve të bëra nga kjo gjyqtare dhe bazuar në këto falsifikime, ajo e ka kaluar vettingun në mënyrë të jashtëligjshme dhe antikushtetuese.

Sot depozituam në SPAK kontratën e qerasë, e cila daton në 1996, lidhur me bashkëshortin aktual të gjyqtares me disa mbiemra dhe vëllezërit e gjyqtares, me objekt marrëveshjen për qeranë e një ambienti në Fier.

Qeramarrësi, pra vëllezërit e gjyqtares, do të paguanin shumën 80 mijë lekë në muaj për një periudhë 6-mujore. Shuma është paraqitur në provat e rivlerësimit kalimtar për të justifikuar të ardhura që nuk ishin të ligjshme dhe që kanë shërbyer për kalimin e vettingut për shkak të falsifikimeve të gjyqtares me disa mbiemra ose për shkak të amnistive të bëra me urdhër politik nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe, më vonë, Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Këtu kemi kontratën e vitit 1996. Siç shihet lehtësisht, kjo kontratë ka një afat 6-vjeçar dhe sipas Kodit të vjetër, nuk lejohet të bëhet pa noter; madje, edhe me ndryshimet e Kodit Civil, kontrata midis palëve mund të bëhet vetëm me një afat 1-vjeçar. Nëse ky afat kalon, kontrata është e detyrueshme të bëhet para noterit.

Nëse e lexoni këtë kontratë, do të shihni se është punuar në Ëord, pra në kompjuter, ndërkohë që në vitin 1996 nuk kishte asnjë institucion publik apo privat që përpilonte kontrata në kompjuter.

Pra, në vitin 1996, Ëord-i nuk ekzistonte. Këtë e ka marrë dhe implementuar bashkëshorti aktual i gjyqtares me tre mbiemra, në bashkëpunim me disa vëllezër me mbiemra të ndryshëm, duke falsifikuar dokumentin.

Siç shihet, kjo kontratë jo vetëm që është bërë në Ëord, por nuk ka asnjë vendim gjykate, vendim noterie apo ndonjë dokument tjetër që në vitin 1996 të ishte përpiluar me kompjuter.

Nëse dikush mund të gjejë një dokument të tillë, unë jam e gatshme të përballem me akuzën e shpifjes”, u shpreh Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …