Shkarkimi i Veliajt/ Teliti: Mori atë që meritonte, mbolli urrejtje, korrupsion, hodhi gazlotsjellës…

Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në një prononcim për mediat pas vendimit për shkarkimin e Erion Veliajt, deklaroi se kryebashkiaku socialist mori atë që meritonte.

Teliti tha se për shkarkimin e tij, bashkuan votat të gjithë këshilltarët dhe tani i takon qeverisë të ndjekë hapat ligjorë për t’i hapur rrugën zgjedhjeve në Tiranë.

“I bëjmë thirrje qeverisë të ndjekë hapat ligjore për shkarkimin ligjor të  Veliajt dhe largimin e tij me anë të vendimit të qeverisë dhe hapjen e garës urgjente për drejtimin e Tiranës për të kryer zgjedhje të ndershme në Tiranë.

Veliaj e mori përgjigjen që meritonte, mori atë që merion, mbolli urrejtje, korrupsion, hodhi gazlotsjellës. Nga ne, për Tiranën, për këshilltarët e majtë e të djathtë nuk është më kryetar. Kemi bërë çmos që tja arrijmë kësaj dite. E rëndësishme është që për ne nuk është më kryetar”, tha Teliti.

About Redaksia

Check Also

PD: Asnjë urdhër për bojkotin e mitingut në mbështetje të UÇK-së! Kauza e saj është krenari kombëtare

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës …