Tribunat e sponsorizuara të konformizmit

Nga Luçiano BOÇI

Ku janë ato VIP-a, rripa, analistë e pacifistë, intelektualë e shkencëtarë që derdhën “kokrrën” e lotit e shkrinë talentet me statuset e ndjera dhe mbështetese për Lalin e Tiranës kur e arrestuan, i cili për ta ishte dielli i saj?!

Pse nuk thonë gjysëm fjale sot për ndalimin e tij nga Rama që të jetë i pranishëm në mbledhjen e shkarkimit të Këshillit Bashkiak?!

Po ato “miqtë” ministra e jo ministra, media të zhvarura, njerëz politikë e analistë, drejtorë e puthadorë, taksidarë e pronarë që kanë bë me Lalin dhe pa Lalin e tyre miliona euro pasuri e katandi ku janë futur?!

A po!!!

Që të gjithë pushtojnë ekranet e rrjetet vetëm kur duhet sharë opozita!

A skuqen ata kur dëgjojnë kërkesën e PD për kundërshatrin e vet “Lalin” që të jetë prezent, sepse kështu e do ligji?!

Ku e kanë këta, atë dashurinë e madhe që e shpërthyen ato ditë të zjarrta me patetizëm folklorik?!

Apo ajo kalon nëpërmjet Ramës, apo frikës ndaj Ramës?

Dhe me siguri sot brohorasin: “Poshtë Erioni! Rroftë Rama!”

Po ky “trimi i xha Edit”, që do hapte “Kutinë e Pandorës” kur do e hapë, apo kur t’ia hedhin çelësat në det?!

About Redaksia

Check Also

Ballo me maska!

Nga Jamarbër MALLTEZI Kjo foto që veshin kapelen dhe ju duket vetja ‘komandanta të UÇK’ …