Deputeti i PD, Tomor Alizoti, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit theksoi se, moralisht kryetari i Kuvendit nuk po respekton rregullat demokratike dhe nuk lejon opozitën të shprehë qëndrimet e saj.
Ai paralajmëroi se ndërprerja e seancës është precedent i rrezikshëm në historinë 30-vjeçare të Parlamentit shqiptar dhe nënvizoi se Kuvendi nuk mund të bëhet oborri i kryeministrit, pasi i takon të gjithë shqiptarëve.
Alizoti: Ligjërisht mund të jeni kryetar i Kuvendit, ama moralisht jo. Morali është një element që qëndron gjatë dhe është njerëzor e Parlamenti nuk mund të jetë oborri i kryeministrit, Kuvendi i përket shqiptarëve.
Shikoj në tendencë nga të gjithë ju që kur flet shumica, ju tentoni që të gjeni arsye të vazhdojnë ata.
Kërkoj në procesverbalin tuaj rikthimin e seancës, precedent politik dhe në drejtësi është akt i rrezikshëm.
Është hera e parë në këto 30 vite që ndërpritet seanca e këtij mandati kur njerëzit të mos diskutojnë, opozita ka fjalën dhe ju lutem, lërini njerëzit të diskutojnë.
Ju keni kartën e BE, demokracia e një vendi mbarë sa hapësira ka pakica. Do ju lutesha edhe një herë, të rikthehet seanca e parë dhe bie dakord me parafolësit që ju të diskutoni, të ilustroni njerëzit për programin tuaj që do e çoni Shqipërinë, jo në BE, por që ta çoni edhe në kozmos.
Do ju lutesha edhe një herë, bëhuni kryetar i Kuvendit dhe në demokraci nuk dominon shumica, por e drejta.
Faleminderit!