Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij tha se, Niko Peleshi si kryetar i Kuvendit ka shënuar rekordin më të zi historinë e parlamentarizmit duke mbyllur seancën e 18 shtatorit brenda 5 minutave pa lejuar debatin parlamentar për programin e qeverisë dhe kabinetin qeveritar.
“Akti i vetëm që kjo seancë mund të bëjë për atë procesverbal, ta hedhë në koshin e plehrave seancën dhe procesverbalin.
Ai do mbetet në arkivat e këtij shteti si procesverbali më i turpshëm në të gjithë historinë e tij.
Dhe ky turp do mbulojë ata të cilët zhvilluan një seancë si ajo, e pashembullt dhe e bënë atë vetëm e vetëm për të fshehur, për të maskuar 18 Erionë Veliaj.
Nuk mund t’ia bëje vendit tënd këtë kurrë.
Po citoj Kushtetutën këtu. Por ti nuk mund t’ia bëje vendit tënd atë kurrë, pse një grup të papërgjegjshmish, që kanë turp dhe frikë nga vetja e tyre, nga rrezja e dritës dhe transparencës, kërkojnë të kalojnë pa transparencë, pa votim, pa asgjë.
Ti shënove rekordin më të zi në historinë e parlamentarizmit shqiptar, në historinë e Europës, në historinë e botës, të çdo regjimi. Ndaj dhe rikthe seancën, të zhvillohet seanca.
Të mos e kthejë Gjykata Kushtetuese, por ta kthejë parlamenti dhe të bëhen zhvillimet.
Ata që kanë frikë nga vetja e tyre, ata t’ia mbathin, le të ikin.
Kanë frikë të dalin para qytetarëve për mëkatet e tyre, për vjedhjet që kanë bërë.
Nuk është përgjegjësia jonë kjo, është e atyre”, tha Berisha.