Familjarët e ish-deputetit dhunojnë policët/ Policia: Pasi na rrahën, reflektuan dhe nuk i arrestuam

Një sherr i dhunshëm është regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ku disa pasagjerë u përplasën fizikisht me policët dhe punonjësit e sigurisë së aeroportit.

Ngjarja ndodhi pranë Gate 9, ndërsa pamjet filmike tregojnë qartë se të përfshirët godasin policinë dhe më pas edhe stafin e TIA-s.

Por, në vend që të njoftonte për arrestime apo procedime penale, Policia e Shtetit ka dalë me një sqarim skandaloz, duke e minimizuar incidentin si një “debat për radhën në check-in”.

Sipas njoftimit zyrtar:

  • Familja e përfshirë, rreth 18 persona me fëmijë të mitur, kanë pasur një konflikt për radhën gjatë imbarkimit për një fluturim çarter drejt Antalias.
  • Pas ndërhyrjes së policisë, ata “kërkuan falje” dhe stafi “nuk ka dashur të bëjë kallëzim”.
  • Policia thekson se, “për shkak të reflektimit pozitiv dhe të pranishmërisë së fëmijëve të mitur”, udhëtarët janë këshilluar dhe më pas janë lejuar të vijojnë pushimet.
  • Për më tepër, policia hedh poshtë informacionet se personat e përfshirë janë familjarë të ish-deputetit Xhemal Qefalia.

Në një shtet normal, dhuna ndaj policisë konsiderohet krim i rëndë dhe sjell automatikisht arrestim. Në Shqipëri, në aeroportin më të madh të vendit, dhuna u la në heshtje dhe u “amnistua” me një njoftim të butë, ku grushtet u kthyen në “keqkuptim” dhe rrahja e policëve në “falje”.

Qytetarë të zakonshëm ndalohen për incidente minimale çdo ditë, ndërkohë në Rinas u pa se dhuna ndaj policisë dhe stafit të sigurisë mund të mbyllet me një “këshillim”.

About Krye Redaktor

Check Also

“Bakja bëhet edhe ndërtues” / Ka nisur ndërtim vilash, denoncimi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka nisur zyrtarisht procedurat …