Noka: Parlamenti po drejtohet nga Edi Rama! Po synohet të asgjësohet zëri opozitar

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka akuzuar mazhorancën për shtypje të zërit opozitar. I ftuar në News24, Noka theksoi se “kjo legjislaturë ka nisur në mënyrë të turpshme” dhe Kuvendi është kthyer në një farsë nën kontrollin e kryeministrit. Ai

Gjithashtu Noka u shpreh se në Shqipëri “është thyer balanca e pushteteve” dhe vendi është shndërruar në “republikë kryeministore”. Ai theksoi se edhe fjalën, e vetmja gjë që i ka mbetur opozitës, qeveria po tenton ta shuajë.

Noka: Kjo legjislaturë ka nisur në mënyrë të turpshme, synohet të zhduket zëri opozitar. Parlamenti po drejtohet nga Edi Rama. Ishte ai që tregonte se çfarë duhet të bëjë opozita. Ai vendoste se kush duhet të flasë e kush jo. Kryetari i parlamentit është kthyer në skllav të kryeministrit. Rama i drejtonte gishtin opozitës, Edi Rama i dha fjalën avatarit, kjo është për ta përdhunuar tempullin e fjalës së lirë. Në këtë vend, çdo gjë e vendos kryeministri. Është thyer balanca e pushteteve në Shqipëri. Ne jemi republikë kryeministore. Të gjithë avatar i ka Rama, ai i vendos vetë të gjitha. Parlamenti zhvillon farsë, sepse edhe zgjedhjet ishin farsë.

Ministrat dhe deputetët e PS e kanë të ndaluar të mendojnë. Në PS ka vdekur liria e demokracia, nuk guxojnë dot të thonë asnjë fjalë të kundërt me atë që thotë kryeministri. Opozita fjalën ka, edhe atë po tenton t’ia heqë ky kryeministër.

About Redaksia

Check Also

Banka e Shqipërisë mbron politikën e pastrimit të parave në ndërtim…

Nga Adriana KALAJA ëse shohim takimin e Dumanit me Zyrtarë të DASH, por edhe me …