Në dy vitet e fundit, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka ndërruar 5 herë drejtuesin e saj.
Këtë të martë në QSUT u prezantua drejtoresha e re e qendrës Anxhela Paparizo, vetëm dy muaj pas emërimit të ish-deputetit Florenc Spaho në këtë detyrë.
Me jetëgjata në këto dy vitet e fundit ka qenë drejtoresha Albana Fico, e cila qëndroi në krye të QSUT-së nga dhjetori 2021 deri në mars 2024. Alma Cani pasoi Ficon nga marsi 2024 deri në maj 2025. Më pas ajo dha dorëheqjen dhe vendin e saj e zuri Donjeta Bali, e cila qëndroi në detyrë vetëm dy muaj.
16 miliardë lekë për parking dhe hotel në oborrin e QSUT
Dy ndërtesa me 5 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë do të ngrihen në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Bëhet fjalë për një ndërtesë që do të shërbejë për parkimin e mjeteve dhe një tjetër si hotel.
Financimi i këtij objekti është parashikuar në programet buxhetore IVR (Programi Infrastukture Vendore Rurale) për periudhën 2024-2026, sqaron databaza antikorrupsion “Open Data Albania”, teksa jep më tepër detaje për këtë procedurë prokurimi.
Vlera e tij është pak më shumë se 16 miliardë lekë të vjetra dhe për 36 muaj që nga nënshkrimi i kontratës, kompania fituese duhet të dorëzojë dy ndërtesat e parashikuara në projekt.
Drejtorët e QSUT nuk pranojnë të fimosin për këto objekte pasi janë në shkelje të hapur të ligjit. Frika nga burgu i bën Drejtorët e QSUT të qëndrojnë për pak kohë në detyrë.