E ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn, i ka përcjellë ministrit të Drejtësisë mesazhin për të çmontuar grupet terroriste dhe kriminale si prioritet të administratës të Presidentit Trump. Në postimin e ambasadës në Facebook, për të parën herë SHBA pranon publikisht ekzistencën e grupeve terroriste në Shqipëri. SHBA ka klasifikuar si organizata terroriste kartelet e drogës dhe disa organizata të financuara nga Soros.
“Koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është kyç për çmontimin e krimit të organizuar dhe grupeve terroriste, një nga përparësitë kryesore të Administratës Trump”, shprehet Nancy VanHorn.
Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar si grup terrorist, kartelin Sinaloa që investon në Shqipëri me firmën e Ramës. Deri tani Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar të tillë grupe terroriste në Venezuelë, Meksisë dhe deklarata e fundit e Ambasadës së SHBA flet për të tillë grupe edhe në Shqipëri. Kemi të bëjmë me një klasifikim që Tiranës zyrtare po i bëhet tani me Maduron, pra Rama duket se është shënjestruar në rreth të kuq nga Shtetet e Bashkuara.