Tabaku-Peleshit: Ju i vutë njollë vetes që në nisje të detyrës suaj!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në seancën e sotme në Kuvend komentoi ngjarjet dhe zhvillimet e seancës së kaluar, duke nxjerrë në pah mungesën e transparencës dhe shkeljet e rregullores parlamentare.

Ajo theksoi se qeveria kaloi programin e saj pa diskutim dhe pa dhënë mundësinë deputetëve të opozitës të paraqesin propozime proceduriale, duke e vënë në hije rolin dhe prioritetet e opozitës.

“Zoti kryetar, në procesverbalin e radhës së kaluar duhet të sqarohen të gjitha ngjarjet që ndodhën në mungesë dhe shkelje të rregullores së Parlamentit.

Kreu i grupit parlamentar të opozitës kërkoi një procedurë për të bërë një propozim procedural për të propozuar programin e qeverisë, por fjala nuk iu dha, dhe kjo që në procesverbalin që keni paraqitur nuk reflektohet.

Është hera e parë që në këtë Kuvend qeveria kalon pa u diskutuar programin e saj të qeverisjes.

Ne kemi kërkuar për të përshpejtuar atë seancë dhe për të diskutuar njëherë programin e qeverisjes, dhe nuk besoj se shqiptarët mund t’i lëmë në hije për programin e qeverisë, për të diskutuar nga njëra anë prioritetet tuaja dhe për të diskutuar edhe prioritetet që ka opozita.

Kjo lidhet me procesverbalin, lidhet edhe me seancën e kaluar, dhe është hera e parë, zoti Peleshi, që ndodh kjo. Nuk besoj se ju doni ta mbani këtë njollë në nisje të detyrës suaj.

Unë e kuptoj se qeveria nuk ka paraqitur program këtu, nuk ka vizion, por nuk mund t’ua mohoni të drejtën deputetëve të opozitës apo qytetarëve që të kenë një debat parlamentar.

Parlamenti sot është ashtu siç është, nuk reflekton të drejtën e shqiptarëve, por të drejtën parlamentare dhe të drejtën e fjalës nuk mund ta shkelni dhe shpresoj që të paktën në procesverbal të reflektohet kjo”, tha Tabaku.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …