Peleshi ushtar i autokratit Rama/ Zhupa: Nuk mund të miratohet programi i qeverisë pa debat!

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka kërkuar sot në Kuvend që seanca plenare për prezantimin e programit të qeverisë të përsëritet, duke theksuar se procesverbali i seancës së kaluar nuk pasqyron realitetin.

Zhupa akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për ndërprerjen e seancës së kaluar pas 25 minutash tensioni me opozitën, duke e cilësuar “ushtar të autokratit Rama”.

Ajo theksoi se procedura duhet të zhvillohet sipas Kushtetutës, duke garantuar të drejtën e deputetëve për pyetje dhe debat parlamentar mbi programin qeverisës.

“Të zhvilloni procedurën siç e kërkon kushtetuta, të drejtën për t’i bërë pyetje kryeministrit, debat parlamentar. Ju keni zbardhur një procesverbal që nuk tregon realitetin. Ju ftoj të nënvizoni me të zezë fjalën kërcënuese teksa u urdhëruat të mbyllni seancën.

Këtu kemi një autokrat që mendon hallet e veta dhe nuk duron dot debatin parlamentar. Ajo seancë duhet të përsëritet për programin, dhe të gjithë deputetët të flasin për interesin publik. Mos e miratoni procesverbalin”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …