Berisha: Rama ka bërë marrëveshje me narkoterroristët për Syrin dhe Malin e Tiranës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, dosja Aruba do të dërgohet në institucionet ndërkombëtare!  Ai u shpreh se, Rama ka bërë marrëveshje me narkoterroristët për Syrin dhe Malin e Tiranës.

“Edi Rama dhe ministrat e tij janë të vetmit në Europë, janë të njëjtë me atë të Venezuelës, me Maduron, të cilët kanë bashkëpunim të ngushtë me organizatat narkoterroriste të drogës.

Për shqiptarët dhe qytetarët shqiptarë, kjo është një mynxyrë.

Kur organizatat terroriste, narkoterroriste, detyrojnë ministrat dhe me përqindjen më të lartë vetë Edi Ramën, i cili nuk e mohon dot që ka qenë në Aruba.

I kam shtruar pyetjen disa herë në parlament dhe nuk e ka mohuar asnjëherë udhëtimin e tij në Aruba.

Pra, shqiptarët kanë në krye një organizatë kriminale me mandate parlamenti, me dekrete presidenciale për ministra, por që zhvillojnë takime me organizatat narkoterroriste të Amerikës Latine.

Ky është një lajm për të cilin PD do bëjë gjithçka. Do kërkojë nga vendet partnere… dosjen Aruba ne do ta dërgojmë në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe vendet partnere.
Edi Rama ka mbrojtësit e tij në aktivitetin e tij narkoterrorist, jo vetëm shqiptar, por edhe ndërkombëtar.

Por kjo në mënyrë absolute vetëm sa na imponon ne të jemi më këmbëngulës me përballjen me këtë veprimtari të tmerrshme kriminale, e cila pasqyrohet në dy drejtime themelore, në shndërrimin e zgjedhjeve në farsë elektorale, në shkatërrimin e euros dhe ekonomisë shqiptare, eksporteve, zëvendësimin e saj me narkoeuro dhe kullat e drogës dhe korrupsionit.

Pra, shkrimi i botuar në këtë libër që ka dalë këto ditë në Romë qartëson se marrëveshja ishte për Syrin apo Malin e Tiranës.

Të kesh në krye të ekzekutivit një kriminel si ky, që bën marrëveshje me organizatat terroriste, dëshmon se ky është një skllav i tyre.

Ky është një njeri i rrezikshëm çdo minutë, çdo orë, çdo ditë që qëndron në pushtet, jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin, Europën dhe botën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …