Deklarata e fortë e Kryemadhit: SPAK ka kërcënuar dëshmitarët!

Seanca paraprake ndaj Ilir Metës u shty për në datën 9 Tetor, për shkak të mungesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani. Ndërkohë ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, e cila po gjykohet bashkë me Metën dhe tre persona të tjerë, deklaroi se SPAK ka ushtruar presion mbi dëshmitarët.

“Seanca u shty me 9 tetor në orën 10:00. Meta nuk ishte i pranishëm, ishin të gjithë tjerët. Materialet janë voluminoze për t’u lënë më shumë kohë avoaktëve. Ka shumë gjëra dhe shumë shpejt do jem në të gjitha emisionet për të ndjekur hap pas hapi të gjithë dosjen.

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta akuzohen për korrupsion pasiv, nuk ka asnjë për korrupsion aktiv. A janë pyetur biznesmenët? Shpërdorim nga ana e SPAK në marrëdhënie në procesin e hetimit.

Do ballafaqohemi me letrat, duke vazhduar me dezinformimin që bëhet. Sipas Altin Dumanit, Fatime Kryemadhit i fillon jeta në 2001 në Tiranë. SPAK dhe i gjithë procesi ka qenë shumë i zënë me kërcënimin ndaj dëshmitarëve.

Dua t’ju bëj një pyetje, ku ndryshon një kriminel që i vendos pistoletën në kokë një politikani, nga një institucion këtu mbrapa që intimidon e shantazhon një qytetar për dëshminë”, tha Monika Kryemadhi.

Ish-çifti Meta-Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa procesi vijon për tre persona të tjerë të përfshirë në çështje. Hetimet e SPAK-ut janë mbyllur dhe dosja është dorëzuar në gjykatë për gjykim.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …