Këlliçi thirret në SPAK për paditë që ka bërë ndaj disa zyrtarëve të Bashkisë Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të enjte.

Mësohet se Këlliçi është paraqitur për t’u pyetur lidhur me kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme.

Anëtari i Kryesisë së PD ka depozituar disa padi në SPAK për abuzime në Bashkinë e Tiranës. Këlliçi ishte ndër denoncuesit e parë sa i takon aferës “5D” duke çuar më pas në arrestimin e ish-zyrtarëve të Bashkisë.

Në gjyqin për ish-drejtorët e bashkisë janë disa dëshmitarë mes të cilëve Arbjan Mazniku, Dritan Kadiu, Gazment Haxhia etj.

About Redaksia

Check Also

Populli në shesh kundër korrupsionit dhe arrogancës, Edi Rama shton luksin në zyrën e tij! (Foto)

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar sot luksin që Edi Rama po ja shton …