Provokoi Këlliçin, gjobitet avokati i Redi Mollës! Gjyqtarja: Mesa duket, dikujt i paska hyrë në xhep 5D

Seanca për dosjen ‘5D’ po vijon në Gjykatën e Posaçme ku Belind Këlliçi është pyetur nga mbrojtja e të akuzuarve në seancën e thirrjes së dëshmitarëve.

Sipas raportimeve, avokati i Redi Mollës, një prej ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës i cili ndodhet nën akuzë nga SPAK, ka pyetur deputetin Belind Këlliçi mbi detyrën që mbante kur ka bërë denoncimin, lidhur me aferën korruptive 5D në Bashkinë e Tianës.

Në kundërpërgjigje, Këlliçi ka deklaruar se asokohe ka qenë kandidat zyrtar i PD për zgjedhjet lokale në kryeqytet, ndërsa kallëzimin në SPAK e ka depozituar në cilësinë e ligjvënësit, ende pa nisur garën zgjedhore për Tiranën.

Ndërkohë nuk kanë munguar as provokimet në sallë nga ana e avokatit të Redi Mollës ndaj Këlliçit, ku është dashur ndërhyrja e gjyqtares relatore, Flora Hajradinaj për t’i tërhequr vërjetje.

Denion Bogdani, avokat i Redi Mollës: Çfarë detyre mbanit kur erdhi denoncimi anonim?

Këlliçi: Kandidat zyrtar i PD për zgjedhjet lokale për Tiranën. Kur kam bërë kallëzimin kam qenë deputet në dy javët e fundit të mandatit. Informacionin anonim ia kam bashkangjitur kallëzimit. Deklaratave të mia publike iu qëndroj të gjithave ditën që kam depozituar kallëzimin unë e quaj kapitull të mbyllur. Duke iu referuar në vijim daljes në media të të dhënave hetimore, nuk kam bërë kallëzim tjetër, por kam mbajtur qëndrimet e mia.

Denion Bogdani, avokat i Redi Mollës: Kujt i hyjnë në xhep kallëzimet e Belind Këlliçit?!

Relatorja Flora Hajredinaj: Kujdes me qëndrimet avokat, se me sa duket dikujt i paska hyrë në xhep!

Denion Bogdani: Keni ndërmend të kandidoni për Bashkinë e Tiranës se është në burg Redi Molla nuk t’i vjedh më dot zgjedhjet…

Pas këtij debati, është dashur sërish ndërhyrja e Gjykatës e cila dënoi me 20 mijë lekë gjobë avokatin e Redi Mollës, për shkaktimin e situatave që thyejnë solemnitetin e gjykatës, ndërsa e ka paralajmëruar se do ta nxjerrë nga seanca nëse vijon me provokimet.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …