Salianji përfundon Shërbimin e Provës: Dënimi im ishte politik do ta dërgoj çështjen në Strasburg

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, u paraqit sot për herë të fundit në Shërbimin e Provës, masë e cila i ishte vendosur pas lirimit nga burgu. Ky është një hap i fundit në lidhje me çështjen për të cilën ai ishte dënuar.

Ai tha se, është detyrë e SPAK dhe drejtësisë që për rastet e akuzave të forta, të gazetarit italian sidomos për kartelet në Aruba e zyrtarëve të lartë, t’i shkojë hetimit deri në fund. Pyesni ndonjë ish Ministër të Brendshëm mos ka dalë rastësisht aty?! Apo mos unë jam dënuar për këto kartelet e drogës në shërbim të zyrtarëve… pyesni ndonjë ish ministër dhe cilët kanë qenë?!

Deklarata e plotë

Salinjia tha se e konsideron dënimin e tij si politik nga drejtësia dhe si rastin unik e të paprecedentë në Evropë. Ai tha se Kushtetuesja do të jetë nën testim, pas depozitimit të çështjes së tij në gjykatën më të lartë të vendit, duke shtuar se beteja e tij  politike sapo ka nisur.

Beteja ime me drejtësinë është në rrugë e sipër, sapo ka nisur…Për  pak ditë e dërgoj në Kushtetuese, e nëse do ketë kontroll politik do e dërgoj në Strasburg ankimimin e çështjes. Kushdo që ka mision publik, drejtësia të jetë e drejtë. Sot drejtësia thuajse është më keq se kurrë. Në SPAK, në përgjime të caktuara përzgjidhen të arrestohen e goditen disa e të tjerë të shpëtojnë, si psh: toyat yaris, përgjimet e sky ecc”, theksoi ndër të tjera Salianji.

Sot përfundoj shërbimi i provës pas lirimit me kush nga gjykata. Përfundimi i një periudhë të errët, dhe një dënimi politik për arsye politike dhe fatkeqësisht përdorimin e drejtësisë për hakmarrje politike. Shërbimi i provës, s’kam pasur arsye tjetër veç arsye politike izolimi im, për shkak të fitores së betejës elektorale përballë PS. S’ka pasur rrezikshmëri qëndrimi im me liri, denoncimi im solli pasojë pozitive për publikun. Janë kthyer përmbys disa norma të vendosura shoqërore. E kundërta ka ndodhur me këtë rast. Jam burgosur për shkak të bindjeve politike dhe denoncimit të një personi të dënuar për drogë dhe bashkëpunimin me krimin që ende e vijon. Denoncimet po faktohen, lidhjet e forta të krimit me qeverinë, kontrollin e krimit të organizuar dhe përfshirjen e tyre në funksione të larta në drejtësi e polici. Përfundimi i këtij turpi, njollë turpi për drejtësinë e kapur do ta vijoj çështjen në Strasburg e do ta fitoj. Do të luftoj akoma më shumë për interesin qytetar që përballen me padrejtësi nga institucionet e ekzekutivi që janë kthyer në gjoba dhunuesish.

Beteja ime me drejtësinë është në rrugë e sipër, sapo ka nisur…Për pak ditë e dërgoj në Kushtetuese, e nëse do ketë kontroll do e dërgoj në Strasburg ankimimin e çështjes. Kushdo që ka mision publik, drejtësia të jetë e drejtë. Sot drejtësia thuajse është më keq se kurrë. Një çështje i duhen minimumi 7 vjet, drejtësia përdoret për qëllime politike dhe selektive. Në SPAK, në përgjime të caktuara përzgjidhen të arrestohen e goditen disa, e të tjerë të shpëtojnë, Toyota yaris, përgjimet e sky ecc. Që ministra të brendshëm marrin mijëra euro për të emëruar shefat e policisë dhe sipas interesave të Ramës. Arrestimet politike janë pasi Rama i ka lëshuar, Veliaj u lëshua më pas. Njëjtë me Metën, Berishën e të gjitha rastet e ndodhura. SPAK iu turr pasi i lëshoi. I ka arrestuar media para rastet e më pas vendos drejtësia. Ka pasur një qëllim politik,  pasi e ka spinuar. U takon gjykatave të vendosin drejtësi mbi bazën e provova, e jo kalkulimeve politike për qëllime përpilimesh statistikore.

Precedenti i parë në Evropë, nga kërkimet në Strasburg, që dikush të dënohet për një vepër penale pa ligj. S’ka kallëzim të rremë, fakt i provuar se shkoi u dorëzua personi i denoncuar. Pasojë pozitive, në Shqipëri është unik për kallëzim të rremë dënohet me burg. Edhe pse s’përfshihet në veprat, parashikohen nga dekriminalizimi, nga një artificë e parashkrimit të veprës, mua më janë ndaluar funksionet brenda 5 viteve. Ka njëmijë shkelje të tjera, me dëshmitarët e provat, mos-thirrjen e personave dhe mospasjen dijeni. Çështje që rikthen dënimet politike, ka akuza politike e dënime nga gjyqësori. Kjo agjitacion propagandë, që rikthehet pas kaq vitesh.

About Redaksia

Check Also

Dy standardet dhe standardi special Rama, pasqyra e drejtësisë me regji!

Nga Petrit VASILI Dy standardet e përdorura hapur nga SPAK janë pa asnjë dyshim prova …