Balliu, 7 pyetje Ramës: E kishe me vete orën 400 mijë euro kur shkove për takimin me bosët e karteleve të drogës në Aruba?

Deklarata e deputetit të PD, Klevis Balliu:

Në një hetim të Prokurorisë belge të vitit 2024, Edi Rama dilte sërish ‘i fotografuar’ në bisedat e baronëve shqiptarë të drogës te pranishëm në samitin e Arubas.

Po ashtu dilte edhe shtetasi Artur S., i njëjti që figuron si aktor kryesor edhe në interceptimet e shërbimeve italiane, të sapozbuluara në një libër bestseller në Itali të gazetarit Nello Trochia, botuar nga shtëpia e famshme ‘Rizzoli’.

Në dosjen belge flitej edhe për një dhuratë luksoze, e ngjashme me verën ‘Romanee Conti’, por me një vlerë 10 herë më të madhe: një ore me kosto faraonike, 400 mijë euro.

Po në atë dosje përmenden edhe Antilet holandeze, pra Aruba, që del qartë edhe në dosjen italiane të risjellë nga gazetari Trochia.

Në emër të Partisë Demokratike dhe interesit publik, kam disa pyetje për Ramaduron?

E kishe me vete orën 400 mijë euro kur shkove për takimin me bosët e karteleve të drogës në Aruba?

A ishte aty edhe dhuruesi i orës?

A e falënderove për dhuratën e bukur dhe çfarë dhuratash të tjera shkëmbyet, si kolegë në trafikun ndërkombëtar të drogës?

A i the se në Tiranë nuk e mban orën në dorë, por e ruan me kujdes në koleksionin e artefakteve të shtrenjta në bodrumin tënd në Surrel?

Kush ishe me ty në atë takim?

Si u ndanë përqindjet për super-kullën që narko-baronët do të ndërtojnë në zemër të Tiranës?

A ka të bëjë mungesa jote në Asamblenë e OKB në Nju York, pikërisht me praninë tënde në Aruba-informacion që u ka shkuar edhe shërbimeve amerikane të luftës kundër drogës?

Këto për sot.

Pyetje dhe fakte të tjera në seancën e radhës në parlament.

About Redaksia

Check Also

Afera-Rama/ 121 milionë euro për të korruptuar ish-Ambasadoren e SHBA dhe jo vetëm atë

Yuri Kim është kapur në një aferë të pastër korruptive me Ramën dhe detyra e …