Berisha: Përpjekje kriminale për të mbrojtur vrasësit e pushtetit, vrasësit e biznesmenit italian!

Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan se, një makineri e tërë shtetërore bën përpjekje për të mbrojtur vrasësin e biznesmenit italian. Ai shkruan se, një herë thuhet se ishte me 4 veta në makinë, një herë tjetër shkruhet se ai mori një plumb në këmbë dhe vdiq nga hemorragjia, herën tjetër thuhet se mori një plumb në kokë.

Reagimi i Berishës

Përpjekje kriminale për të mbrojtur vrasësit e pushtetit, vrasësit e biznesmenit italian.

Paskrimi është edhe më i shëmtuar se krimi.

Të dashur miq, një makineri e tërë shtetërore mashtrimi për të mbrojtur vrasësin e biznesmenit italian.

Një herë thuhet se ishte me 4 veta në makinë, një herë tjetër shkruhet se ai mori një plumb në këmbë dhe vdiq nga hemorragjia, herën tjetër thuhet se mori një plumb në kokë. Klani Braçe, me gjithë dëshmitë kontradiktore të secilit prej tyre, u la i lirë. Madje iu kërkuan ndjesë se i morën në pyetje.

Tani mbetet të thuhet se i ndjeri vrau veten me një plumb në kokë dhe nuk e ka vrarë njeri.

Të dashur miq, në një vend ku shteti dhe mafia janë një, ku vrasësi dhe hetuesi janë një, në krime habi nuk ka, por edhe pas krimi është edhe më i shëmtuar se krimi.

About Redaksia

Check Also

Yuri Kim punësohet te kompania që solli ‘Tigrat’ e korrupsionit/ Balliu: Ky ishte shpërblimi që mori për luftën ndaj PD dhe Berishës

DEKLARATA E DEPUTETIT TË PD, KLEVIS BALLIU Ish-Ambasadorja Yuri Kim ka provuar edhe njëherë se, …