Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi tha gjatw fjalws sw tij se, kryetari i kuvendit, Niko Peleshi nuk i jep asnjë hapësirë opozitës për debat.
“Kur na e keni dhënë hapësirën për debat ju. Dola sot nga mbledhja e kryetarëve dhe në dokument shënohet qartë që seanca e sotme duhet të ketë diskutim jashtë rendit të ditës. Ndërsa në urdhrin tuaj të shpërndarë ju e keni hequr kjo pikë.
Dhe kjo është ajo që po bëni ju. Dhe ne e ngremë shqetësimin dhe ne shfrytëzojmë çdo hapësirë për debat këtu, edhe debatin për procesverbalin, edhe debatin për procedurë. Sepse, e dini si e keni bërë ju këtë parlament, si një dyqan pronari i të cilit kërkon të pastrojë para dhe pret fatura fallso dhe përzë edhe njerëzit. Dhe e mbyll 5 minuta… Ky është dyqan parlament. Vini këtu ju dhe kërkoni të pastroni këtë politikën tuaj të pistë me këto seanca.
5 seanca pa folur askush, pa debatuar askush. Vetëm hajde hape. Mbylle. Sajo pastaj ligje të pista për t’i pastruar për t’i bërë të pastra. Interesa të pista. Po qoftë edhe para të pista, mashtrime të pista, por edhe thika të pista kundër qytetarëve.
Po impononi një hapësirë të çmendur këtu. Sepse një hapësirë e çmendur nga një e arsyeshme e dallon jo salla, jo luksi i pjesëmarrësve, jo njerëzit. E dallon heqja e arsyes. Po hoqe arsyen, ke vendosur çmendurinë. Arsyeja e parlamentarizmit është debati parlamentar. Ktheni debatin parlamentar”, tha Boçi