“Duhet ti mbikqyrim ne”/ Regjimi i heq pavarësinë institucioneve të pavarura

Regjimi ka propozuar sot përmes gojës së Taulant Ballës se institucionet e pavarura nuk duhet të jenë më të pavarura, por ato duhet të mbikqyren nga Kuvendi. Regjimi kërkon ti japë goditjen përfundimtare demokracisë duke zhdukur çdo hapësirë përtej vullnetit të një individi që ka në duar të githa pushtetet.

Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve se Kuvendi i Shqipërisë ka miratur fushen e përgjegjesise se komisioneve.

Sipas Ballës modeli i ndjekur eshte nje model qe funskionon ne shume Parlamente te vendeve anetare te BE.

“Eshte normale qe Komisioni i Nismave Qytetare dhe mbikqyrjes institucionale te perfshihet ne raportimin e institucioneve te pavarura, ne mbledhje te perbashketa”, theksoi Balla.

Më tej gjatë fjalës së tij Balla duke folur për raportimet e Institucioneve te Pavarura, ai tha se ato nder vite kane lene shume per te deshiruar.

“Eshte raportuar nder vite kjo problematike. Kjo menyre raportimi nuk do jete nje here ne vit, por duhet te jete periodike. Ne kete faze ku ndodhemi ne procesin e integrimit në BE, Kuvendi i Shqiperise duhet te ngrihet ne lartesine e kerkuar, duke e bere procesin e mbikqyrjes. Ka ardhur koha ta rishohim nenin 103 te rregullores”, u shpreh Balla.

About Krye Redaktor

Check Also

Balluku e pandehur/ Çfarë shkruhet në fletëthirrjen e prokurorëve

Në fletëthirrje, Ballukut i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e …