Noka: Zhvilloni këtu seanca 5 minutëshe sa për të thënë! Rama kërkon të bëjë një republikë kryeministrore me oborrtarë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka duke folur në sallën e parlamentit, ka akuzuar mazhorancën dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se zhvillojnë seanca sa për të thënë, veç 5 minuta.

Gjatë fjalës së tij, Noka akuzoi Edi Ramën se, ka një projekt për të krijuar një republikë kryeministrore me oborrtarë dhe jo ministra, por sipas tij, opozita ka një axhendë tjetër, për të përfaqësuar popullin opozitar.

FJALA E PLOTE:

Është e disata seancë, që kur ka filluar kjo legjislaturë që ju po talleni me këtë Kuvend dhe po talleni me shqiptarët.

Shqiptarët nuk mund të rrinë para ekranit dhe të shikojnë seanca përçudnuese, 5 minutëshe që i zhvilloni ju, sa për të thënë që ka seancë, ndërkohë që ata presin që këtu kryeministri të flasë për programin e qeverisë.

Të falsin këta narkoministra, këtu, pas narkokryeministrit dhe të ju flasin, të ju thonë shqiptarëve se, çfarë ka ndërmend të bëjnë.

Shqiptarët presin që sot të diskutohet në këtë parlament, situata e nderë politike, ekonomike dhe sociale e shqiptarëve.

Procesverbali, ndërkohë që ju keni 1 muaj që zhvilloni seancë pas seancë sa për të thënë.

Unë e kuptoj, ne e dimë këtu se ka një urrejtje të narkorkyeministrit për këtë parlament.

Ai ka vendosur me kohë që të bëjë gjithçka për ta zhbërë dhe për të i ulur peshën këtij parlamenti, sepse siç e keni edhe ju në projektin tuaj, ai kërkon të projektojë në Shqipëri, një republikë kryeministrore ku këta siç i shikon këtu të mos jenë ministra, por të jenë oborrtarë dhe këta të tjerët të gjithë të jenë ushtarë.

Por ne këtu jemi për një axhendë tjetër. Ne jemi këtu për të përfaqësuar popullin opozitar dhe për të kërkuar llogari në emër të shqiptarëve, ju si grup mafioz që jeni…

About Redaksia

Check Also

Ndoja: Sapo u zgjodh Niko Peleshi kryetar u ndryshua në mënyrë të paligjshme Rregullorja e Kuvendit

Deputeti i PD, Arjan Ndoja, gjatë fjalës në konstituimin e Komisionit të Ligjeve, tha se, …