Vendimi i Kushtetueses/ Nuk do të ketë votime të reja në Tiranë

Në përputhje me nenin 115 të Kushtetutës, në rast ankimi, vendimmarrja e shkarkimit të Veliajt pezullohet automatikisht.

Këshilli i Ministrave ka njoftuar Presidencën sot për vakancën në Bashkinë e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt.

Përmes një letre që mban datën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi njofton Presidencën, lidhur me bashkitë ku aktualisht mungon drejtuesi i institucionit.

Pyetje Gjykates Kushtetuese:

Duke qenë se Erion Veliaj ka depozituar një kërkesë kundër shkarkimit të tij më GJK.Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, a do ta njoftojë GJK sot Këshillin e Ministrave dhe Presidentin e Republikës mbi pezullimin ex-lege të vendimit të shkarkimit të tij?

Pergjigje Gjykata Kushtetuese:

Gjykata ka bere publikimin e regjistrimit te kerkeses. Shpallja eshte e barazvlefshme me njoftimin publik.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Rama thotë se heqja e vizave nga Berisha është arritja më e madhe e jetës së tij!

Shqiptarët lëvizën të lirë në vitin 2010, kur qeverinë e drejtonte Sali Berisha dhe Partia …