Nga Bislim AHMETAJ

E kuptoj shumë mirë faktin që “Tigriat 1 dhe 3” ardhur me ngut dhe bujë mediatiko-diplomatike nga Bangladeshi, gjoja për të zbutur krizën imagjinare korruptive të energjisë, vazhdojnë të flejnë të qetë në gjirin e Vlorës.
Megjithëse kjo është një gjë relativisht e mirë, pasi më së paku nuk e ndotin ambientin edhe pse me qetësinë e tyre, çdo ditë shqiptarëve ju kushtojnë nga 80 mijë $.
Gjithashtu e përtyp edhe faktin tjetër që zonja aspak e ndershme Juri Kim, të marrë si shpërblim detyrën e re në kompaninë “mëmë” të tigrushave të ndryshkur bangladeshas.
Mundohem ta arësyetoj edhe ripozicionimin e mbesës së Biqirit në postin e zv/kryemistres së korrupsionit, me arësyetimin që përderisa kryeministër vazhdon të jetë pronari i narko shtetit shqiptar, përse të mos jetë ajo zevëndesja e tij.
Por faktin që e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, vazhdon e kreh bishtin e këtyre mijve të SPAK-ut s’ma përtyp dot stomaku, aq më pak truri.
Një arësye “Made in Tramp” se “tigrat” edhe pse të ndryshkur dhe me origjinë nga Bangladeshi janë gjithsesi një biznes Amerikan, mundohet të ma rregulloj pak tretjen.
Por jo, acidi në stomak dhe gjaku në kokë veçse më rriten.
Si antitod i këtij arësyetimi naiv më vjen helmi që biznesi i Xhorxh Sorosit edhe pse një shtetas amerikan, ka induktuar në trupin e Amerikës.
Helm nga i cili Amerika po rrezikon si asnjëherë tjetër qysh pas luftës civile, stabilitetin e brendshëm.
Helm që i ka imponuar Presidentit Tramp të angazhoj Gardën Kombëtare dhe ushtrinë për të risjellë normalitetin dhe qetësinë e humbur të vendit kampion për liri dhe demokraci, të dëshmuar brenda vetës së saj.
Është e vërtetë që simbol i farmacisë është gjarpri, prej të cilit përftohet helmi për shërim, por kjo nuk vlen për drejtësinë.
Larvat e gjarprit që la në SPAK, zonja aspak e ndershme Juri Kim, nuk kanë asnjë shans të shërbejnë si melhelm për të luftuar korrupsionin galopant të qeverisë shqiptare.
Fakti që ata heshtin para ” tigrave” të ndryshkur të zonjës Kim, vendosur në Gjirin e Vlorës, tregon që helmi i tyre është marrë nga trupi i mbesës së Beqirit dhe nipit të Spiros, më pas ai gjak i prishur është përpunuar në laboratorin e Fondacionit Soros, jo për të bërë drejtësi, por për të sjellë kaos dhe destabilitet në kërthizën e Ballkanit, në “fuçinë e barutit”, fitili i të cilës nis nga Tirana, kalon nëpër Beograd dhe përfundon në Moskë.
Tigrat e zonjës së pandershme Juri Kim duhet me urgjencë të nisen nga kanë ardhur dhe zonja Van Horn e ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë duhet të prononcohen dhe të distancohet nga korrupsioni i pasueses së saj në këtë detyrë.
 Gazeta RD
Gazeta RD 
				 
			 
			 
		