Rama është detyruar që të bëjë një sqarim në gjuhën angleze në rrjetet sociale në lidhje me talljen që i bëri Presidentit Trump duke e ironizuar në lidhje me lapsusin e tij se kishte bërë paqe midis Azerbaxhanit dhe Shqipërinë në vend që të thoshte Armenisë.
Rama e pranon se bëri humor, por i trembur detyrohet të lëpijë atë që ka pështyrë duke thënë se tani e “adhuron Trumpin”.
“Por po, ishte shumë argëtuese sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në prani të mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, t’i referohesha një gabimi të Presidentit Trump se edhe Shqipëria arriti të bënte paqe me Azerbajxhanin, ndërsa vetë Emmanuel punoi pa u lodhur, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqe midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Një vërejtje e lehtë, një moment miqësor. Sigurisht, nuk ka problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh atë në helm politik është thjesht e padrejtë”, shkruan Rama.
Më pas ai shkruan se ai shkëmbim nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori të mirë midis njerëzve që, në fakt, janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump
“Pra, le ta sqarojmë situatën: E vërteta është se Presidenti Trump e ka treguar veten si një udhëheqës që e riktheu fjalën “paqe” në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai ka arritur paqe aty ku të tjerët u përpoqën por dështuan dhe ai vazhdon ta ndjekë atë pa u lodhur. Ai shkëmbim nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori të mirë midis njerëzve që, në fakt, janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump”, shkruan Rama.