Mijëra banorë janë lënë pa energji në të gjithë Lezhën. Nga Ungreji në Torovicë, nga Ishull-Lezha, Shëngjini në Zejmen, nga Zadrima e Shënkolli, banorët po kalojnë orë të vështira në errësirë që nga mesnata e kaluar. Deputeti Agron Gjekmarkaj thotë se, situata është alarmante edhe në zona të Kurbinit dhe Mirditës.
“I bëj thirrje institucioneve dhe ministrisë së linjës: mjaft me propagandë! Merrni masa urgjente për rikthimin e energjisë dhe për garantimin e shërbimeve bazë për qytetarët. Nuk zgjidhni dot problemet më minimale për banorët dhe propagandoni gjithë ditën teknologjinë me Diellën me 6 gishta për të mbuluar shqetësimet reale të shiptarëve!”, shpreht Gjekmarkaj.