A e di Meloni si e talle Trump-in? Tallja publike dhe diplomatike e Ramës në Kopenhagë

Nga Alba KEPI

Gjatë Samitit të Komunitetit të Politikës Evropiane në Kopenhagë, Kryeministri shqiptar Edi Rama shfrytëzoi një gafë të ish-Presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte ngatërruar Shqipërinë me Armeninë, për të bërë një tallje diplomatike (italisht: sfottò). Në prani të Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Presidentit Ilham Aliyev, Rama tha:

“Ci devi delle scuse, non ti sei congratulato con noi per la pace”

(Duhet të kërkosh falje, nuk na ke uruar për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump ka bërë midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.)

Ky moment u pasqyrua gjerësisht nga mediat italiane. Fanpage.it / anpage.it shkruan:

“Una battuta tagliente e un colpo di scena diplomatico” – një batutë e mprehtë dhe një kthesë diplomatike që surprizoi Macron-in.

La Repubblica e përshkruan si:

“sfottò diplomatico” – tallje diplomatike ndaj Trump-it.

ADNKRONOS raporton:

“tante risate tra i leader europei” – shumë të qeshura mes liderëve evropianë.

La7 dhe NDTV theksojnë se episodi u kthye:

“un momento humoristico internazionale” – një moment humoristik ndërkombëtar, duke nxjerrë në pah gafat gjeografike të Trump-it.

Corriere Tv nënvizon: “Trump u tall nga liderët”, apo

“unriferimento inaspettato” – një referencë e papritur që tregoi aftësinë e Ramës për të përdorur humorin në diplomaci.

Kur vjen puna te marrëdhëniet personale dhe politike, tallja e Ramës merr një dimension më të gjerë. Rama ka një marrëdhënie të ngushtë dhe miqësore me Giorgia Melonin, e janë aleatë në egot e tyre qeverisëse. Meloni nga ana e saj ka lidhje të afërta dhe mbështetje reciproke me Trump-in, i cili në këtë rast shndërrohet në objekt talljeje. Kjo situatë tregon se miqësitë personale dhe aleancat politike nuk e pengojnë Ramën të përdorë talljen publike për të vënë në lojë Trump-in.

E ky veprim mund të shihet si një strategji komunikuese për të dërguar mesazhe politike dhe diplomatike ndërkombëtare.

E Melonin ka gjë për të thënë për vëllain e saj o mikun?

About Redaksia

Check Also

Punonjëse marketingu, aktore parodish apo…. Vazhdon të mbetet mister!

Nga Iva V.GRILLO Punonjëse marketingu, aktore parodish apo Borëbardha “fuqiplotë” krah “xhuxhave” që i duhen …