Lufta brenda llojit/ Balluku përjashton Spiropalin nga fushata në Tiranë!

Edi Rama po ndan detyrat dhe rolet për fushatën e Tiranës në mbledhjen me dyer të mbyllura që ka nisur te Hotel Tirana. Nga burimet brenda takimit, siç mëson Lapsi.al, Elisa Spiropali është përjashtuar nga kjo fushatë.

Rama vijoi ironinë me Ministren e Jashtme kur tha që ajo do të “ qëndrojë nëpër botë”. Spostimi i saj ka të ngjarë të jetë më shumë kërkesë e Belinda Ballukut, e cila ka kohë që nuk e fsheh “armiqësinë” me Spiropalin.

Kujtojmë që Elisa Spiropali ka qenë drejtuese politike në Tiranë në zgjedhjet e fundit, ku mori një rezultat të keq në Kavajë e Kamëz.

Zonë elektorale në Tiranë do të kenë gjithashtu edhe ministra të tjerë, thanë burime për Lapsi.al nga brenda takimit, si dhe kreu i Kuvendit, Niko Peleshi e kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne jemi parti që e paraqet votën para jush! PS që nga 2009 e ka ekzekutuar votën, s’ka  gjë më antidemokratike 

Pyetje: Për pjesën e asaj çfarë ndodhi ditën e sotme, ju keni thënë që prisni …