Berisha: Kudo PD i ka kandidatët dhe do paraqesim kandidaturat më të mira!

Lideri i opozitës, Sali Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kandidaturat e PD-së në 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme.

Berisha tha se, Partia Demokratike është forca kryesore e vendit dhe do të paraqesë kandidatët më të mirë për qytetarët.

“Kudo Partia Demokratike i ka kandidatët e gatshëm. I ka. Kjo është forca politike kryesore e vendit. Po merren strukturat, por merren me këtë dhe PD do të paraqesë kandidatët më të mirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vokshi në PACE: Bashkëpunimi i qeverisë me krimin e organizuar e shndërron Shqipërinë në një problem europian!

Deputetja Albana Vokshi ngriti alarmin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE) për situatën …