Dhunohet dhe vritet me armë zjarri 65 vjeçari në Lezhë

Një person është vrarë me armë zjarri në Lezhë. Policia bëri të ditur se viktima është shtetasi Gjergj Tusha, 65 vjeç, banues në Pllanë.

Bëhet e ditur se ai ishte denoncuar i zhdukur rreth ores nga vajza e tij, rreth orës 14:40, ku kërkoi ndihmën e autoriteteve për gjetjen e babait, pasi kishte humbur kontaktet me të.

Pas disa orësh kërkimesh, ai është gjetur pa shenja jete, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë. Sipas Policisë, nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, e cila dyshohet se është shkaktuar me armë zjarri.

Ende nuk dihet se kush është autori, si dhe rrethanat e ngjarjes. Policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Gjithashtu, raportohet se shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh jashtë sallës së parlamentit se pseudo-mazhoranca ka …