Trump i jep fund luftës në Gaza/ Hamasi pranon marrëveshjen

Natën e së premtes, Hamasi i dorëzoi ndërmjetësve përgjigjen e tij për planin e paqes të prezantuar nga presidenti amerikan Donald Trump, pak orë pas ultimatumit të Uashingtonit dhe paralajmërimeve të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas njoftimit të grupit të armatosur palestinez, ai pranon të dorëzojë të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, në përputhje me pikave të propozuara nga plani amerikan, brenda 72 orësh. Hamasi deklaron gjithashtu se është i gatshëm të nisë menjëherë negociatat përmes ndërmjetësve, për të përcaktuar detajet e nevojshme për realizimin e procesit.

Zhvillimi vjen ndërsa SHBA-ja kishte vënë një afat për pranim të marrëveshjes deri të dielën, dhe Shtëpia e Bardhë kishte rritur presionin ndaj organizatës.

About Krye Redaktor

Check Also

Akuzat ndaj tyre/ Prokurorët në Hagë kërkojnë 45 vite burg për Hashim Thaçin

Prokuroria pretendon se ata kryen ndalime arbitrare, tortura, vrasje dhe përndjekje, përfshirë edhe ndaj shqiptarëve …