Veliajt i kanë mbyllur gojën/ Gazetarja: Nuk flet para drejtësisë, megjithëse…

Gazetarja Lala thotë se Veliaj nuk do të flasë përpara drejtësisë, edhe pse zotëron informacion të rëndësishëm që, sipas saj, mund të tronditë themelet e qeverisë.

“Erion Veliaj nuk ka për të folur kurrë. Sepse Veliaj ishte njeriu i dytë më i pushtetshëm në Shqipëri. Ai mund të shkatërrojë qeverinë, sepse ka shumë informacion për shkak të pushtetit të gjatë dhe se ka drejtuar Bashkinë më të madhe në vend.

Por Veliaj nuk është në kushtet që mund të flasë. Ai duhet të kishte folur përballë prokurorëve të SPAK. Të cilët i konsideronte kolegë kur ishte jashtë, kur mund të bënte një marrëveshje ndoshta të merrte statusin si i penduhar. Por tashmë është në pozita të tjera”, tha Lala.

Lala po ashtu tha se Veliaj e ka të gjatë rrugën me drejtësinë, ndërsa theksoi se ai po ndërton që strategji të re, pasi e ka kuptuar që është tradhtuar.

“Tani Veliaj e ka kuptuar që është tradhtuar  nga të gjithë dhe është duke u përpjekur të ndërtojë një strategji, sesi të dalë nga kjo lufta dhe përballja e madhe që do të ketë. Më kanë thënë zyrtarët e burgjeve që është më i tërhequr. Veliaj do ta ketë të gjatë rrugën e përballjes me drejtësinë”

About Krye Redaktor

Check Also

Agron Shehaj mbështet Binajn për Tiranën/ Jam 100% i bindur se mund të fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar mbështetjen e tij për kandidatin e pavarur …