Berisha: Duhet të motivojmë qytetarët shqiptarë për një rezistencë dhe shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim! 

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen e kryesisë tha se, opozita duhet të motivojë qytetarët shqiptarë për rezistencë dhe për shpëtimin e vendit nga regjimi aktual, duke theksuar se ky ndryshim nuk mund të vijë as nga bojkoti, as nga faktorë të jashtëm.
Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet nën një “narkodiktaturë” ku pushtetet janë përqendruar në duart e një njeriu, ndërsa ekonomia është zhytur në recesion për shkak të pastrimit të miliardave eurove të drogës përmes kullave dhe ndërtimit.
“Çfarë shpreh kjo?
Kjo shpreh qëndrimin e tij ndaj parlamentit dhe opozitës.
Ndaj dhe opozita nuk duhet të lëshojë pozicionet e saj në bindjen time, në interesin e saj më të mirë.
Po, çdo opozitare dhe opozitar e ka për detyrë të shpjegojë çdo qytetari dhe qytetareje se çfarë është një diktaturë autokratike dhe ku dallon nga një diktaturë totalitare.
A është Shqipëria një e tillë, ku të gjithë pushtetet janë në duart e një njeriu?
A është Shqipëria një narkodiktaturë ku një Çopja, njeriu më i panjohur mbi tokë, figuron me 6 miliardë euro të bëra nga ngarkesat e drogës dhe që i ndan me Edi Ramën dhe ministrat e tij?
A është Shqipëria një narkoshtet, dhe kjo është shumë e rëndësishme t’u shpjegohet qytetarëve, në një vend ku rrëzimi i euros nga kamionët dhe kontejnerët e narkoeurove, shkatërroi eksportet, qindra mijëra vende pune, futi në revecion industrinë. Statistika zyrtare këto, por duhen lexuar ama. Prodhimi industrial në Shqipëri është në recesion, prodhimi bujqësor në Shqipëri është në recesion. Por ekonomia nuk është në recesion sepse janë kullat e drogës dhe pallatet e drogës…
Sepse miliarda e miliarda euro lahen në parajsën e parave të krimit që është shndërruar Shqipëria sot nga Edi Rama.
Por, ndërtimi është ndërtim. Shqipëria nuk është një fjetore  madhe gjigante.
Sot, vetëm Tirana numëron 56 mijë apartamente bosh. Thonë të pashitura, jo, nuk janë të pashitura, janë të blera nga çunat e krimit. Por, me anonimate, me mënyrat e tyre.
Pra, duhet të kemi një debat të hapur me çdo qytetar se para syve tanë, ashtu sikur nuk i ka ndodhur ndonjë gjenerate në historinë e Shqipërisë, që nga kohërat e Skënderbeut gjer sot, vendi të shkretohet. Popullata e Shqipërisë të shkrihet njëlloj si bora para diellit. Të reduktohet, të zvogëlohet dhe të ecë drejt zhdukjes së saj.
Kjo është e vërteta.
Ndaj dhe ne duhet të motivojmë qytetarët shqiptarë për një rezistencë dhe shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim.
Por një gjë u siguroj, që ky shpëtim dhe kjo rezistencë nuk vjen me bojkot.
Vjen me pozicionim në çdo pozicion dhe qëndresë në çdo pozicion. Nuk vjen nga jashtë, vjen nga ne, nga qëndresa jonë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Drejtuesi i policisë nxirrte në pritë njerëzit e drejtësisë”/ Deklarata e ish-kryegjykatësit

“Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ka nxjerrë në pritë njerëzit e drejtësisë.” Kështu deklaroi ish-kryetari …