Qëndrimet e Manastirliut ndaj grave të sëmura me forma malinje sëmundjesh, ngjiten në nivele krime kundër njerëzimit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, qëndrimet e Manastirliut ndaj grave të sëmura me forma malinje sëmundjesh, ngjiten në nivele krime kundër njerëzimit. Ai theksoi se, shëndeti i fëmijëve dhe grave duhet të jetë përparësi absolute për çdo ministër dhe akuzoi administratën aktuale për keqmenaxhim dhe korrupsion në sistemin shëndetësor.

“Ministre Shëndetësie, për rrjedhojë duhet të jetë një përparësi absolute nga vet ndjesitë e saj, ndjenjat e saj, shëndeti i fëmijëve dhe grave.

Janë qëndrimet e saj, e Manastirliut dhe pasardhëses, janë absolutisht në konventa ndërkombëtare, qëndrimet e saj ndaj grave të sëmura me forma malinje sëmundjesh ngjiten në nivele krime kundër njerëzimit.

Taksapaguesit paguajnë aparatura moderne.

Ato rrinë të papërdorura, ose të prishura vite të tëra dhe nuk mjekohen dot të sëmurat, nuk marrin dot kimioterapi dhe metoda të tjera mjekimi. Çfarë tregojnë kontrollet?
Me mijëra e mijëra ilaçe të blera, të skaduara.

Një injorim i plotë, një rrënim i një sistemi i cili, nuk është i lehtë të konsolidohet, por është plotësisht e mundshme, dhe këtë e rrënon korrupsioni. Sepse, ministrja paguante 3-4 herë më shpejt të gjitha materialet që blinte në epideminë e Covidit, në pandeminë e Covidit. Ndaj dhe ne, përfunduam në 3-4 kombet me vdekshmërinë më të lartë në Europë dhe në botë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Agron Shehaj mbështet Binajn për Tiranën/ Jam 100% i bindur se mund të fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar mbështetjen e tij për kandidatin e pavarur …