Vokshi: Gratë janë diskriminuar për një dekadë të tërë! Qeveria është bërë palë me dhunuesit!

Deputetja e PD, Albana Vokshi, gjatë fjalës në konferencën “Të bësh ndryshimin; nga influencues në vendimmarrës”, tha se, gratë kanë përjetuar periudhën më të vështirë përgjatë dekadës së fundit, për shkak se janë braktisur nga qeveria. Vokshi theksoi se 160 gra kanë humbur jetën për shkak të dhunës në familje në vend, dhe sipas saj, në këto raste qeveria ka zgjedhur të bëhet palë me dhunuesit.

“Në deklaratën e fundit gratë shqiptare kanë përjetuar një peridu8hë të vështirë. Të braktisura nga qeveria, të diskriminuara, pushuara nga puna, të spiunuara, shantazhuara. Janë përballur me papunësi të lartë, paga të padrejta, mungesë mbështetje për familjen.

Shpesh herë janë detyruar të emigrojnë jo vetëm burra, por edhe gra. Kemi parë që në fushatat gjejmë shumë dyer bosh. Sepse gati gjysma e familjeve në ndërtesa janë bosh nuk hapen ato dyer. Dhe nuk e dimë nëse do hapen sepse familje të tëra po largohen çdo ditë.

Numri i zonjave, viktima të dhunës është tronditës. 160 gra kanë humbur jetën për shkak të dhunës në familje. Kjo ndodh sepse shpesh herë qeveria është bërë palë me dhunuesit, dhe nuk kanë marrë në mbrojtje gratë e dhunuara. Dhe sepse mekanizmi i dhunës në familje nuk funksionon më”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

“Trump-Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror”!

Gjeneral ® Piro Ahmetaj Plotë 80 vjet më parë (Tetor 1945), në vend të Lidhjes …