Berisha: Shpresoj që aleatët dhe opozitarët të mbështesin një kandidaturë që vërtetë është e pavarur!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, shpreson që aleatët dhe opozitarët të mbështesin një kandidaturë që vërtetë është e pavarur. Ai tha se, vendimmarrja për kandidatin Florian Binaj, erdhi pasi në unanimitet grupi negociator u dakordësua për të.

“Nuk kam komunikuar sepse janë në mision të vazhdueshëm. Po takohen me ta. Por natyrisht mbledhja u bë, kryesia e vogël e PD-së u mblodh, grupi negociator u mblodh, në unanimitet kishin këtë mendim dhe ndaj unë e gjykova që, s’ka pse ta mbajmë të fshehur, kjo është e vërteta.

Thashë të ua thosha ju.

Shpresoj që aleatët dhe opozitarët e tjerë të mbështesin një kandidaturë që vërtetë është absolutisht e pavarur dhe përfaqëson qytetarët e këtij vendi, me shumë dinjitet”, tha Berisha.

Berisha ka përgëzuar Adriatik Lapajn për mbështetjen publike që ka dhënë për kandidatin e vetëshpallur, Florian Binaj. Ai tha se, kandidatura e Binajt, i bën nder kryeqytetit, duke shtuar se qenia e tij si luftëtar kundër korrupsionit, është një vlerë shumë e çmuar.

“Tani, unë përgëzoj zotin Lapaj për mbështetjen që ka shprehur.

Grupi ynë po takohet me radhë me aleatët dhe opozitarët.

Kjo është…

Mendoj se ne sugjerojmë të mbështesim një kandidaturë, për të cilën janë të vërteta çdo fjalë që thashë.

Nuk ka arsye të mos mbështetet ai.

Ai i bën nder qytetit, në qoftë se kemi parasysh qytetin, Florjan Binaj i bën nder qytetit.

Nëse shohim pastaj në raporte partiake, ai nuk është partiak.

Ai është një qytetar, është një njeri i kauzave qytetare, është një luftëtar kundër korrupsionit dhe kjo është një gjë shumë, shumë e çmuar…

… Unë bëra transparencë për qëndrimin tonë. Nuk thashë gjë tjetër. Që PD do diskutojë me aleatët për këtë kandidaturë si më e përshtatshmja.

Kjo është gjëja më normale.

Sepse është një e vërtetë kjo.

Ne mbështesim, gjykojmë se kjo është kandidatura që plotëson të gjitha kushtet dhe i falenderojmë çdo kandidaturë që ka marrë përsipër të kandidojë.

Unë fola para jush në mëngjes. Ata janë personalitete shumë serioze, pa përjashtim.

Kam vetëm respekt për ta.

Pastaj një gjë, nuk mund të ketë në analet e historisë kandidate si Ogerta, nuk mund të ketë.

Ajo ka barrën e krimeve.

Ajo ka disa dosje në Skap që i bllokon Altin Troplini. Ka disa, jo një.

Pas Lubi Ballukut, nuk ka një të dytë kampion në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë siç është ajo. Me fakte, me dokumente.

A i keni parasysh sterilizimet?

A i keni parasysh vdekjet nga mungesa e ilaçeve?

E thashë edhe një ditë, ajo me Edi Ramën mund të gjykohet në gjykata ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.

Ne do e konsiderojmë këtë gjë… në qoftë se ligji ndërkombëtar na e jep këtë mundësi.

Ju a e morët vesh, 4 mijë ilaçe të skaduara. KLSH thotë se ka mungesa totale të kimioterapisë dhe Edi Rama shpenzon 22 milionë euro me avion privat.

Edi Rama investon 4.2 milionë euro për kopshtin e Edenit dhe thotë se e kërkon… ia bëri si Bamiri që këto gjyslykët e klasit janë kështu, dhe kjo, kjo është për mua… kujt i thotë ai?

Mor ai të paktën i kishte personale, por ky i ka me para të shtetit a e kupton?

Se vjen presidenti i Emirateve, presidenti i Emirateve është një njeri i nderuar, por të mendosh atë, në atë oborr që ka vu atë 4 milionë euro, është mbajtur konferenca më historike në historinë e këtij vendi, aty Xhorxh Bush ka shpallur pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Dhe do të thotë se ja nuk shërbente për gjë ai. Si nuk shërbente për gjë ai? Aty priteshin të gjithë miqtë dhe nuk bllokohej bulevardi.

Dhe ky vodhi dhe vuri një ngrehinë me dru që kushton 4.2 milionë. Imagjinoni ju se çfarë vjedhje ka bërë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gazetari italian publikon librin për mafien shqiptare dhe takimin e njerëzve të Ramës me bosët e krimit në Aruba

Gazetari italian Nello Trocchia publikoi librin e tij të ri, Invicibili, (“Të Pathyeshmit”) ku trajton ngritjen e …