Vendi ne kaos/ Qëllohet me armë në Gjykatë, gjykatësi Astrit Kalaja

Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë. Shënjestër ka qenë gjyqtari Astrit Kalaja i cili ka mbetur i plagosur.

Gjyqtari Kalaja është qëlluar brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.

Gjyqtari Kalaja është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit ku po merr ndihmë mjekësore.

 

 

Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Kryengritja jonë do të jetë vetëm paqësore! Vjedhja e qytetarëve rrëzon çdo pushtet

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ me mbështetësit në Krujë …