Pse u vra gjyqtari/ Kjo ndodh në një vend ku gjyqtarët kërcënohen publikisht nga kreu i qeverise

Në një vend ku gjyqatrët kërcënohen publikisht me jetë nga kreu i qeverisë ndodhin krime të tilla që frymëzojnë kriminelët për të vrarë gjyqtarët pasi ata identifikohen si keqbërëss nga Kryemnistri.

Vetëm gjatë javëve të fundit, Rama ka kërcënuar publikisht të paktën tre gjyqtarë dhe ndaj tij nuk kishte asnjë reagim as nga strukturat drejtuese të drejtësisë dhe as nga ata ndërkombëtarë që flasin nga mëngjesi në darkë për drejtësinë e pavarur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.

About Krye Redaktor

Check Also

Agron Shehaj mbështet Binajn për Tiranën/ Jam 100% i bindur se mund të fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar mbështetjen e tij për kandidatin e pavarur …