Arlind Ahmetaj: “Vrasja e kolegut Kraja, plagë e thellë e sistemit të drejtësisë”!

Arlind Ahmetaj,
Avokat

Sot vendi ynë u trondit nga lajmi i rëndë për vrasjen e Gjyqtarit Kalaja brenda sallës së gjyqit. Ky akt i dhunshëm nuk është vetëm sulm ndaj një individi, por një plagë e thellë mbi sistemin e drejtësisë dhe mbi shoqërinë tonë.

Përtej nevojës për të marrë masa urgjente në drejtim të sigurisë dhe kontrolleve, kjo është një ditë për reflektim të thellë si shoqëri. Është shqetësuese të shohësh sesi plagët e sistemit dhe problemet institucionale po shndërrohen në gjuhë urrejtjeje, duke i kthyer njerëzit kundër njëri-tjetrit. Por kjo nuk është rruga që na bashkon dhe as rruga që na çon drejt një shoqërie më të drejtë, më të sigurt dhe më humane.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe solidaritet për të gjithë kolegët, Gjyqtarë, Prokurorë, Avokatë, Sekretar Gjyqësor, Kancelarë dhe të gjithë njerëzit e përfshirë në sistemin e drejtësisë.

About Redaksia

Check Also

Ramën nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes, prandaj erdhi në parlament për të bërë avokatin e Lubisë

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij në protestën madhështore në …