Berisha: Reformën e bënë Vlahutin e Donald Lu, njerëzit më të korruptuar që shkelën në Shqipëri!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, reformën e bënë Vlahutin e Donald Lu, njerëzit më të korruptuar që shkelën në Shqipëri. Ai tha se, nga regjistri i pronave janë shkulur 13 mijë fletë
“Së pari, duke mos hedhur poshtë atë që thoni ju, nuk kam njohuri, dhe meqenëse nuk kam njohuri, unë nuk pranoj të komentoj dosjen konkrete. Por nëse shton problemin për pronat në tërësi, absolutisht pranoj se ka patur gjatë qeverisjes time, dobësira dhe të meta, por sikundër do të them këtu se gjatë asaj qeverisje, janë firmosur, janë dhënë 54 mijë vendime, kthimi, kompensimi të pronave për pronarët shqiptarë.
Dhe këto unë mund ti them me shifrat konkrete; 1 miliardë e 555 milionë e 700 mijë metër katror tokë i është rikthyer pronarëve legjitim. Mijëra objekte u janë rikthyer. Duke thënë këtë, nuk është se pati zgjidhje përfundimtare, por e lamë proces në vazhdim.
Tani përsa i përket sistemit të drejtësisë, unë nuk pretendoj se ai ishte një sistem i përsosur, por ishte i pakrasueshëm me të sotmin.
Cili do që dëshiron, i këshilloj të marrë raportet e Komisionit Europian të viteve 2008-2009-2010, të cilat flasin për gjithë sektorët. Ato raporte tregojnë se zbatimi i vendimeve të gjykatave, që është një nga treguesit më themelorë të funksionimit të drejtësisë, tregojnë se ishin në nivelin e disa vendeve të BE-së.
Ato raporte nuk flasin kurrë për 15 vite pritje të një qytetari, për një vendim gjyqësor. Jo. Ka patur korrupsion, por janë të dhëna të sakta. Gjithçka u manipulua në funksion të reformës së drejtësisë, me ambasadorë të korruptuar, zyrtarë të korruptuar nga Edi Rama. Së bashku të gjithë, klani i Sorosit. A ju kujtohen ju ato pollet dhe sondazhet, që e nxirrnin drejtësinë në krye të korrupsionit, që nuk ishte kurrë, absolutisht. I kam unë pollet e tjera, sepse donin të bënin, donin të shtinin drejtësinë në dorë të ekzekutivit të Edi Ramës.
Vlahutin, Donald Lu njerëzit ndër më të korruptuarit që kanë shkelur në tokën shqiptare. Të dy, të faktuar kur them këtë. Që bënin presion mbi njerëzit, që organizonin pollet bashkë me fondacionin Soros. Këta janë autorët.
Tani, unë e di që ka prap mbrojtës të këtij sistemi, por ne do qëndrojmë në të vërtetën e qytetarëve. Do qëndrojmë me atë që sot, qytetarët shqiptarë janë të vetmit në Europë që kanë humbur të drejtën e një procesi ligjor të drejtë. Që do të thotë, proces ligjor në kohë të duhur.
Unë kam 12 vite që jam larguar nga pushteti. Në 12 vite po të mos ndodhte kjo katastrofë, çështja e pronave nuk do të ekzistonte më, zgjidhej.
Ju po të doni, mund të shkoni të shihni arkivën. Ka patur një avancim shumë të ndjeshëm në kthimin dhe kompensimin e pronave. U dixhitalizua kadastra e 6 qarqeve më të mëdha. A e dini ju se, vetëm nga regjistri i kadastrave, u vodhën, u shkulën 13 mijë faqe.
Këtu janë denoncuar para jush. 13 mijë faqe, fatmirësisht që ato janë edhe në dixhitale. Por nga regjistri u shkulën.
Për dosjen konkrete unë nuk marr përsipër të komentoj. Një moment më thanë, se kanë dalë e kanë thënë se, kanë folur për Lorenc Lukën. Atëherë unë mund të ju them ju, se absolutisht ndërtesa nuk ka qenë pronë e bashkisë.
Nuk hy në dosje, por sipas ligjit, nëqoftëse qytetari paguan privatizimin, shteti është i detyruar, ose të ja kthejë menjëherë, ose të paguajë qira. Të paguajë qira me vlerë tregu për të gjithë kohën që nuk ja kthen.
Ju lutem se, nuk dua të futem sepse asgjë nuk di për dosjen. Di që gjykatësi nuk mund të vritet kurrsesi. Di që gjykatësi duhet të ketë mbrojtje maksimale në sallën e gjyqit.
Di që ai u vra në sytë e gjithë popullit shqiptar në mënyrë më makabre.
Nuk është se nuk pati njerëz që duartrokitën, por u them se e keni shumë, shumë gabim.
Nuk është vetëgjyqësia zgjidhja e drejtësisë. Vetëgjyqësia vërtetë shfryn ato inate, urrejtje, reagon ndaj padrejtësisë, por janë pa të ardhme”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Agron Shehaj mbështet Binajn për Tiranën/ Jam 100% i bindur se mund të fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar mbështetjen e tij për kandidatin e pavarur …